Nga ARTUR AJAZI
Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, mbajnë një tjetër premtim për qytetarët e Elbasanit. Po vijon investimi i kanalizimeve të ujrave të zeza, një sërë investimesh në ujësjellës, me qëllimin final që në 2025 të gjitha lagjet, të kenë ujë 24 orë, ndaj ishte e domosdoshme. Projekti po ndërhyhen, në të gjitha lagjet kryesore të qytetit dhe synon të sigurojë ujë 24 orë për të gjithë qytetarët e Elbasanit. Në këtë kuadër, kryebashkiaku Llatja kërkoi që në nisjen e punimeve mirëkuptimin e qytetarëve, për trafikun disi të rënduar për shkak të punimeve kudo në qytet.
Sipas z. Llatja “13.8 milionë euro është investimi, i cili është shtrirë në të gjithë Elbasanin dhe brenda vitit 2025, do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm”. Llatja tha se “njëherë e mirë do të hiqen depozitat nga pallatet e qytetit, falë kjo një investimi prej 13.8 milionë euro nga “KFV” gjermane, që ka gjetur zbatim në Elbasan me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë”. Llatja deklaroi se “ky ishte një premtim i bërë nga ne në fushatë, ndaj deklaroi me krenari se ne garantojmë ujë 24/h në 2025, dhe kompesojmë me 5/m3 ujë familje me ndihmë ekonomike”.
Prej disa muajsh Elbasani është kthyer në kantier të madh pune dhe investimesh, duke “shuar” zërat opozitarë se “qeveria e ka harruar këtë qytet”. Krahas shumë projekteve dhe investimeve në infrastrukturë, Elbasani ishte ndër qytetet e para që përfitoi nga investimi i “KFV” gjermane për ndërtimin e një rrjeti krejt të ri për ujin e pijshëm. Ky nuk ishte, dhe nuk është një “investim electoral” siç mundohen ta paraqesin opozitaristët e qytetit, por një premtim i mbajtur nga Rama dhe Llatja. Nga ana e tyre, vetë qytetarët e kanë mirëpritur investimin, duke u shprehur me fjalë mirënjohëse ndaj kryetarit të bashkisë Llatja dhe kryeministrit Rama. Elbasani kishte 3 dekada që kërkonte “ujë 24/h”, dhe ja, më në fund premtimi dhe ëndërra e tyre, po bëhet realitet. Janë mbi 80 mijë apo më shumë depozita që u rëndojnë tarracave të pallateve dhe banesave të ulëta, që do të largohen prej andej, duke lehtësuar pallatet dhe siguruar estetikë të pranueshme.