Ditën e sotme po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese seanca gjyqësore mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Edi Paloka.
Kreu i Grupit të të djathtëve, Paloka ka kërkuar që të shpallet i pavlefshëm vendimi i togave të zeza, pasi u dënua nga Gjykata e Lartë për shpifje.
Sakaq, ligjvënësi i djathtë pretendon se vendimi i Gjykatës së Lartë është i cunguar, ndërsa ai thotë se atij iu mohua e drejta e paraqitjes së provave.