Një grup qytetarësh kanë protestuar këtë të premte në Pajovë të Peqinit pas vdekjes së 8-vjeçarit.
Ata kanë kërkuar masa nga autoritetet për shkak të aksidenteve të shumta rrugore.
Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në aksidentin rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve.
Ata mbanin në duar parulla “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”.