Pas takimit të Komunitetit Politik Europian në Budapest, Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp se bashku me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur optimist për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku ka thënë se synojmë të anëtarësohemi brenda kësaj dekade.
Më tej, Kryeministri Rama ka falenderuar Presidencën Hungareze, për të cilën ka thënë se i ka hapur Shqipërisë një rrugë të re drejt anëtarësimit në “familjen e madhe europiane”.
Edi Rama: Ka qenë një ditë e veçantë sepse ky është një kryeqytet mjafti i bukur dhe kemi pasur shansin të shijojmë bashkëbisedimet me kryeministrin. Ka qenë special ta shohësh të gjithë Europën që të mblidhet në këtë vend. Faleminderit, do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin në Tiranë po kaq të suksesshëm sa ky.
Deri shumë vite më parë, ky bashkëbisedim me BE-në ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh, natyrisht Putin është një prej tyre sepse zgjoi BE-në. Më duhet të them se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me Komisionin Evropian dhe me integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese.
Ky forum ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë ndryshe nga forumet e tjera, ky është një vend ku ka një shkëmbim më të lirë opinionesh, ka një ndjenjë shumë të prekshme lirie për të cekur dhe tema të rrezikshme.
Ishte ideja e Macronit për të nxitur organizimin e një formati të tillë që është një vizion i vjetër francez. Na duhet të punojmë së bashku me këtë ekip për të propozuar një strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik që të jetë njëlloj sekretariati pas forumit për ta bërë dhe punën më të lidhur mes forumeve.
Ashtu si Presidenti i Francëz e theksoi, nëse numërojmë njerëzit që përfaqësojmë në këtë hapësirë të mrekullueshme të këtij stadiumi, është Europa e 500 milionëve, është e jashtëzakonshme. Në këtë Europë ka qëndrime të ndryshme, por është një numër që të bën të mendosh se sa shumë gjëra duhet të jenë ndryshe dhe sa shumë gjëra mund të bëjmë për mirën e të gjithë Europës nëse këta 700 milionë përfaqësohen në mënyrë më përmbajtësore nga këta njerëz.
Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Europë dhe do të luftojmë çdo ditë, na është hapur një rrugë e re falë Presidencës Hungareze, shpresojmë se do të jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Të pasurit e një BE me 2 kufij është e bëshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë i përbashkuar në mënyrë që të ruhemi dhe të ruajmë sidomos nga ndërhyrjet dhe po kështu për të mos vazhduar me këtë eksperiment të një stomaku që nuk funksionon si duhet brenda një organizimi.
/a.r