Milan ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Sinisa Mihajloviç.Drejtuesit e Milanit tashmë kanë vendosur për të ardhmen e trajnerit Sinisa Mihajloviç, të cilin nuk e duan më në krye të skuadrës.
Adriano Galliani ia ka komunikuar lajmin drejtuesve të skuadrës, ndërsa shumë shpejtë do të bëhet edhe zyrtarizimi i largimit të tij, shkruan Milannews.it.
Presidenti i skuadrës, Silvio Berlusconi menjëherë ka nisur bisedimet për gjetjen e trajnerit të ri dhe ai tashmë ka biseduar me trajnerin e Primaveras, Brochi, të cilin e pëlqen shumë dhe dëshiron që të jetë zëvendësues i Mihajlovicit, referon “Express”.