• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bonusi i bebeve, vetëm për të lindurit nga dhjetori 2015

by Java News
12/04/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhurata e mirësardhjes në jetë e qytetarëve më të rinj të Tiranës, do të ofrohet vetëm për bebet e lindura në kohën e “Rilindjes”. Asnjë fëmijë i lindur para dhjetorit 2015, nuk do të përfitojë bonusin prej 5 mijë lekësh nga Bashkia e Tiranës. Janë me mijëra fëmijë që prej mesit të vitit 2012 deri në 2015-ën, që duhet të marrin këtë dhuratë të Bashkisë së Tiranës. “Shkuam për të pyetur për pagesën që përfiton fëmija nga Bashkia e Tiranës, por na përcollën duke na thënë se nuk përfitoni se keni lindur në 2014-ën”, ka deklaruar një prind për Gazetën Shqiptare.

Sipas tyre, punonjësit e bankës ku Bashkia e Tiranës kalon shpërblimin prej 5 mijë lekësh, u ka thënë se lista e fundit e pagesës është për fëmijët e lindur në maj 2012, dhe u ka ardhur edhe një listë për 2015-ën, që ata e kanë konsideruar si listë ‘qokash’, pasi fëmijët që përfitojnë janë të muajve të ndryshëm. Gazeta Shqiptare, pasi është kontaktuar nga disa prindër që janë kthyer duarbosh, i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, nga e cila ka marrë përgjigjen se për ata fëmijë nuk përgjigjet ajo, por Basha. “Nuk do të bëhet asnjë pagesë e prapambetur, 5 mijë lekëshi do të vijohet të paguhet vetëm për fëmijët që lindin gjatë këtij viti dhe në vijim. Ata që nuk e kanë marrë, të shkojnë të interesohen te drejtuesit e mëparshëm të bashkisë”, ka deklaruar zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës.

Bonusi i bebeve që jepet nga Bashkia e Tiranës ka filluar të zbatohet që prej shkurtit të vitit 2008, nismë kjo e kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama. Nisma vitin e parë vijoi pa probleme, por nga viti në vit iu shtuan vonesat se kur kjo dhuratë shkonte në duart e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Në tetor 2010, ish-kryebashkiaku Rama bëri një marrëveshje me një bankë të nivelit të dytë, ku ende vijojnë të kalojnë pagesat e bebeve, se në rastet kur prindërit nuk tërheqin bonusin e dhënë nga bashkia, Banka ofron një bonus prej 2.500 lekësh, nëse të ardhurat e “Bonusit të Bashkisë Tiranë” kalohen në Llogarinë e Kursimit për Fëmijë.

Bonusi i bebeve, edhe pse me vonesa, vijoi të jepej edhe gjatë kohës kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. Lista e fundit e fëmijëve që ka shkuar në bankë për t’iu kaluar pagesa është ajo e fëmijëve të lindur deri në maj 2012.

BW

Next Post

Debati për Administratën Publike, Majko: Punojnë injorantë me mesatare 6

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In