Deputeti i PD, Luan Baçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas një kallëzimi për fshehje pasurie nga biznesmeni Aredin Behari.
Para gazetarëve ai tha se u pyet për një çështje që ishte mbyllur më parë, por ishte kallëzuar sërish.
“Jam në transparencë të plotë, nuk është risjellë çështja, por u kallëzova sërish. Nuk jam i shqetësuar, u rikallëzova nga i njëjti person mjeran, çështja është mbyllur. Pasuria ime është hetuar me muaj të terë dhe më pas çështja u mbyll”, tha ai.
/a.r