Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e tij lidhur me viktimat nga përmbytjet në Spanjë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama thekson se është i tronditur nga përmbytjet në Spanjë teksa ka ngushëlluar familjet e viktimave.
“Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës! Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkruan Rama në “X”.
Ndërkohë vëmë në dukje se Spanja u godit nga përmbytje të fuqishme ku mediat e huaja bëjnë të ditur se si pasojë e përmbytjeve, të paktën 62 persona kanë humbur jetën.
/A.R