Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin.
Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.1 miliardë lekë nga 993.5 milionë në 2023-shin dhe rreth 1 miliardë këtë vit. Po a mjaftojnë 41 milionë lekë më shumë për të menaxhuar përmbytjet?
“Janë shumë bashki që nuk munden. Duhet një flotë mjetesh, të cilat bashkitë nuk i kanë. Duhen shumë para për t’i blerë ato. Ndaj në këto raste bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha Adelina Farrici, Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore.
Me paratë në dispozicion, Ministria e Financave llogarit se do të ndërtohen apo rikonstruktohen rreth 80 për qind e hidrovoreve në vend nga 75 për qind këtë vit.
“Ne si shoqatë kemi kërkuar më shumë para pasi këto masa nuk mjaftojnë për të parandaluar përmbytjet”, tha Farrici.
Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit.
“Është logjike. Ose puno, për të parandaluar ose do të paguash pasojat ndoshta edhe me kosto më të lartë”.
Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënat e Bankës Botërore përbëjnë 38 për qind të gjithë rasteve të emergjencave civile.
/a.r