Viti 2025 është parashikuar të ketë buxhetin më të madh deri tani, me një vlerë prej 8.2 miliardë euro afërsisht, 600 milionë euro më shumë se buxheti i vitit 2024.
Sipas Ministrisë së Financave, parashikimet janë që të ardhurat për vitin 2025 të shkojnë në 754.6 milionë lekë dhe shpenzimet programohen në masën 822.7 milionë lekë, duke sjellë një deficit buxhetor prej afro 68 milionë leke.
Ne projektbuxhetin e vitit 2025 është parashikuar që serish vendi jonë të marrë një borxh në vlerën 650 milionë euro. Sërish janë dy ministri që edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm do të kenë portofolin më të madh, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Buxheti vendor i vitit 2025, do të jetë rreth 13.2% më i lartë se buxheti i pritshëm vendor për vitin 2024. Rritje në buxhetin vendor do të sjellë rritja e transfertës së pakushtëzuar në 26.2 miliardë lekë në vitin 2025. Në projektbuxhetin e vitit 2025 është parashikuar që një pjese e fondeve të shkojnë serish për dixhitalizimin, transportin, sigurinë kombëtare, shëndetësinë, arsimin si dhe të bujqësinë e zhvillimit rural.
Në projektbuxhetin e vitit 2025, Ministria e Financave nuk ka hartuar një paketë të re fiskale, por theksohet se do të vijojnë të jenë në fuqi ligjet tatimore të miratuara në paketat e mëparshme dhe që sjellin efekte në të ardhura në vitin 2025.
Për vitin qe vjen janë parashikuar të ardhura shtesë nga zbatimi i kalendarit të rritjes së akcizës në shumën prej 852 milionë lekësh, si dhe 20% TVSH mbi këtë shumë të rritur akcize si dhe janë parashikuar të gjenerohen rreth 2 miliardë lekë shtesë nga zbatimi i ndryshimeve në ligjin “Për lojërat e fatit dhe kazinotë”.
/a.r