Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kreu i Partisë Demokrate Sali Berisha u pyet nëse do e ndihmonte Partinë e Lirisë duke i futur në lista të sigurta kandidatët e saj.
Berisha tha se PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të saj, ndërsa arrestimin e Ilir Metës, e cilësoi burgosje politike.
Gazetarja Elda Menga: Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?
Berisha: Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt. Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye. Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë.
Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër.
A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet.