Shqipëria mund të gjobitet për tentativën e kalimit të mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës.
Në një lidhje direkte për emisionin e mëngjesit “Dita Jonë” në A2 CNN, ekspertja e mjedisit, Françeska Korançe, thotë se vendi ynë ka shkelur Konventën e Bazelit dhe pritet të ketë masa.
“Shqipëria është pjesë e Konventës së Bazelit dhe si e tillë ajo është e detyruar të njoftojë për çfarëdo lloj mbetje të rrezikshme që transportohet nga vendi jonë në vende të Konventës dhe akoma më keq nëse këto vende nuk janë pjesë e saj. Kjo do të thotë se mund të ketë sanksionim nga Konventa e Bazelit në lidhje me procedurat që ti ndjek për ekspertët e mbetjeve. Patjetër që mund të ketë gjobë, por edhe penalizime të tjera”, tha Françeska Korançe.
/a.r