Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Piacenza të Italisë, ku një 14-vjeçare me origjinë shqiptare ra nga çatia e një pallati 7 katësh.
Rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.
Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.
Trupi i vajzës u dërgua në qendrën e Mjekësisë Ligjore në Pavia për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Ndërkohë, Prokuroria vijon hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Piancezës. Hetimet u kryen nga policia, e cila intervistoi disa dëshmitarë, mes tyre edhe një adoleshente tjetër, e cila me sa duket ishte me vajzën.