Irani ka urdhëruar ushtrinë e tij të përgatisë skenarët e një sulmi në rast se kryeministri izraelit Netanyahu jep dritën jeshile për forcat e tij për të goditur objektet kryesore të shtetit islamik për t’u hakmarrë për raketat e 1 tetorit.
Zyrtarët iranianë, në kushte anonimiteti, i thanë mediave amerikane se udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, u ka thënë forcave të armatosura që të përgatisin disa skenarë që do të zbatohen në varësi të ashpërsisë së sulmit të Izraelit.
Në rast se sulmi i Izraelit mund të shkaktoi humbje të mëdha jete atëherë do të ketë një kundërpërgjigje të ashpër nga Teherani, thanë zyrtarët, duke shtuar se mund të mos ketë reagim fare nëse sulmi kufizohet në komplekset ushtarake.
Sipas të dhënave, fokusi i Izraelit janë rafineritë e ndryshme të naftës dhe vendet bërthamore me vlerë ekonomike dhe strategjike për Iranin.