31 familje dhe biznese të zonës së “5 Majit” morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit ditën e sotme.
Bashkia Tiranë organizoi pranë ambienteve të shkollës “Ardian Klosi”, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit për subjektet e shpronësuara nëpërmjet shpronësimit me shkëmbim, sipas destinacionit të përcaktuar në vendimin përkatës së Këshillit të Ministrave, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “5 maji”.
Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit.
/a.r