Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për ligjin e ri që mundëson njohjen e viteve të punës së para vitit 1994. Ai u shpreh optimist për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve, bazuar te situata ekonomike e vendit.
“Do bëjmë një ligj për njohje automatike të viteve të punës. Shyqyr që ekonomia po na funksionon dhe era e ekonomisë është në favor dhe rrija ekonomike vazhdon. Ky është dhe optimizmi im për pensionet. Kur ekonomia ka një rritje ekstra, pensionistët të jenë përfituesit e parë.”
Duke iu drejtuar pensionistëve, Rama tha se çdo premtim i dhënë do të mbahet.
“Ju jeni ekspertët më të mirë të politikës. Çdo fjalë që jap e mas, kjo punë është e tillë që ti nuk e mban fjalën atëherë kur do ti ta mbash, por rëndësi ka që fjalën e dhënë mos ta harrosh. Njësoj si të drejtën që vonon e nuk harron, ta mbash e ta bësh. Shpresoj të dilni pak më të qeshur se sa erdhët, se ju pashë që kishit atë indeksimin në kokë e po më shikonit si njeriun që do ju mbush me llafe…”, përfundoi kryeministri.
/a.r
Forcing Albpetrolin me investime qeveritare . Nderto rafinerine shteterore qe premtoce dhe te ardhurat te jesh i sigurte qe do jene jo vetem qe do rrisin pensionet por do shtojne dhe ne buxhet.Me naften sigurohet fondi sovran