Një aksident me vdekje ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi mbrëmjen e djeshme.
Si pasojë e aksidentit, dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën.
Siç shkruajnë mediet malazeze, çifti që humbi jetën është identifikuar si Benjamin Lajçi, 29-vjeç nga Peja dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare Sabina Lajçi.
Ndërkohë me vendim të kryetarit të Komunës së Rozhajt, Rahman Husoviq, 20 tetori është shpallur ditë zie.
“Ne ndajmë dhimbjen e madhe dhe dua t’i shprehim ngushëllimet familjeve Ljaiç dhe Mukoviç. Komuniteti ynë u përball me një humbje të madhe”, ka njoftuar Husoviq.