Vihet në pranga një 42-vjeçar nga Kashari i dyshuar si autor i katër vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “FOUR”.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i katër vjedhjeve, konkretisht shtetasi:
E. T., 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.
Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve, konkretisht:
Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.