Policia greke ka zbuluar një plantacion me një sasi kanabisi mbi 1 ton, si dhe 1253 fidanë kanabisi.
Si pasojë është arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në shtetin grek. Platacioni është gjetur në një zonë agropylltarie të Tripolit, në Arkadia.
Përveç sasisë së fidanëve, janë gjetur një sasi kanabisi, me peshë totale prej një ton, 398 kilogramë e 934 gramë, një peshore precize, mjete që lidhen me kultivimin dhe paketimin e drogës, çadra akomodimi, si dhe pajisje vaditëse në vendin e plantacionit.
Çmimi në treg i kësaj sasie lënde narkotike arrin në 10 milionë euro./vizionplus.tv