Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe analisti Arion Sulo janë përfshirë në një debat në emisionin “Top Story” në Top Channel.
Pas kësaj deklarate nga ministri, analisti tha se Shqipëria nuk është gati për negociatat me BE-në.
Manja: E dini ju që në procesin screening ka shkëlqyer organet e drejtësisë? Kush është pa integritet këtu?
Sulo: Ndërhyrja e policisë sot në Kuvend…
Manja: Ke parë ndonjë film sot në drekë?
Sulo: Ky është përdorimi i shtetit… ndaj ju nuk jeni gati për negociatat. Po mohove policinë sot në Parlament… Grada është në konflikt me policinë dhe thotë ‘kush e solli policinë?’
Manja: Çfarë përfiton Shqipëria? 922 milion euro, një pjesë grant dhe një pjesë kredi e butë. Këto nuk janë premtime.