Deputetët e PD pas përplasje të ashpër me forcat e FNSH në oborrin e Kuvendit, pretenduan se një efektiv i FNSH i ka drejtuar armën Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit.
Policia e Shtetit fillimisht mohoi akuzat publikisht me reagim zyrtar, duke sqaruar se efektivët nuk mbajnë armë shërbimi gjatë protestave, përveç mjeteve si shkopi i gomës apo spraj.
Ndërsa në një video shoqëruese sqarohet se çfarë kishte në brez, te vendi i pistoletës efektivi dhe kolegët e tij.
Një spraj që përdoret në protesta, kur ka sulme fizike, kundërshtim dhe thyerje të rendit dhe perimetrit.
/a.r