• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk e ka prekur, por…”/ Dyshohet se është ngacmuar s*ksualisht nga 68-vjeçari, nëna e 11-vjeçares: I ka folur fjalë të pista, në dyqan…

by S T
17/10/2024 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 70-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Nga hetimet e policisë mësohet se 70-vjeçari Iqmet Skënderi, e ka ngacmuar të miturën 11 vjeçaren në dyqanin e tij në një fshat të thellë të Maliqit.

11-vjeçarja ka shkuar pasditen e djeshme në dyqan për të blerë, ndërsa 70-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.

Sipas deklarimeve të 11-vjeçares, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit. Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë.

Pas denoncimit, policia e Maliqit ka arrestuar 70-vjeçarin Iqmet Skënderi mbi të cilin rëndon akuza e “ngacmimit seksual me të mitur”.

Nëna e viktimës, Marsela Zito tha: “Vajza tha që nuk e fal se më ka thënë fjalë të pista. Jo, vetëm fjalë më tha vajza. Nuk e di çfarë ka ndodhur se vajza shkoi vetë në dyqan”.

Ndërsa Myfit Skënderi, vëllai i autorit tha: “Deri tani s’kam marrë vesh asgjë fare, që dje që erdhi policia thanë që ka ndodhur një mosmarrëveshje nga ora 4. Vëllai jetonte vetëm. Punonte tek dyqani këtu.

Kemi qenë fshatarë dhe e kemi edhe si në fisin tonë babain e vajzës. Unë s’rrija këtu në dyqan. Vëllai për mua është shumë i mirë, s’bën vaki, pyesni të tjerët në fshat. Jo, s’ka patur asnjëherë raste të tilla, ju pyesni në fshat. Ka qenë agronom, mësues, nuk ka dalë asnjëherë ndonjë llaf kështu.”

Alfred Skënderi, kryeplaku i fshatit u shpreh: “Ai njihet për njeri shumë të mirë me 1 mijë përqind nuk e ka bërë këtë pune. Ne nuk dimë gjë, pa folur drejtësia s’mund të flasim në. Ka qenë shumë korrekt, ka shërbyer do me thënë ne nuk na i merr mendja të ketë ndodhur kjo ngjarje.

Ndoshta prindërit mund të kenë pasur konflikte ose lekë borxh. S’ka mundësi, se ai në fakt jep veresie për gjithë fshatin. Nuk hyrje dalje familjet mes tyre, ajo është në maj te fshatit. Iqmeti është beqar jetonte i vetëm, nuk merrej me këto pune.”

Bezat Muçollari, banor i zonës tha: “Ne e njohim prej kohësh, unë banoj në Tirane, ai ka 30 vjet që tregton në atë dyqan, nuk i ka dalë një fjalë. Aty hynë gra, hynë vajza. Ky 70-vjeç sot, mua nuk ma pret mendja.

Unë e njoh mire dhe nuk e kam as fis. Ato të tjerat t’i shohë drejtësia. Opinioni për atë burrë ka qenë i mire. Por policia të marri dhe palën tjetër se i ka 100 mijë lekë borxh.”

Next Post
Organizator i aktit që nisi luftën një vit më parë/ Izraeli: Mund të kemi vrarë kreun e Hamasit

Organizator i aktit që nisi luftën një vit më parë/ Izraeli: Mund të kemi vrarë kreun e Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com