• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gërdeci”/ Mediu kundërshton akt-ekspertimin: Quhen shkencëtarë ca njerëz me shkollë të lartë

by S T
17/10/2024 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi doli nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme dhe pas deklaratës së dhënë për gazetarët, Fatmir Mediu shpjegoi më tej në Ditarin me Bruna Çifligun në A2 CNN, arsyet pse ai kundërshton akt-ekspertimin e paraqitur në gjyq për çështjen Gërdeci. Duke folur në vetën e tretë, ai thotë se nuk është akuzuar për shpërthimin në Gërdec, por për shpërdorim detyre, ndërsa akuzon Prokurorinë që vlerëson si ekspertë njerëz që nuk kanë njohje mbi këtë proces.

“Fatmir Mediu nuk është i akuzuar për Gërdecin, Vetë GJKKO ka deklaruara se shpërthimi i Gërdecit nuk ka lidhje me Fatmir Mediun. Fatmir Mediu është akuzuar në kundërshtim me kodin e procedurës penale për shpërdorim detyre. Jemi në SPAK, në procesin e shqyrtimin të akt-ekspertimit ekonomik, se shpërdorimi i detyrës ka të bashkëshoqëruar dëmin ekonomik. Për ta bërë ministrin që ka dëm ekonomik është marrë një akt ekspertimi që nuk ka as logjikë e as aritmetikë, as vlerësim teknologjik, as vlerësim demontimi, të disa njerëzve që thanë në gjykatë që nuk jemi ekspertë, por ndihmës të prokurorisë. Prokuroria thotë; jeni ekspertë. Çmohen si shkencëtarë njerëz që kanë mbaruar shkollën e lartë, që nuk kanë asnjë njohje mbi këtë proces”, u shpreh Mediu në A2.

Duke i konsideruar përçartje dhe absurde ekspertizën e ekspertëve, Mediu shpjegon sesi ka funksionuar procesi i demontimit.

“Para se të vinte SAC këto municione i digjnim në mjekës me investim 7 mln euro të NATO-s dhe kosto operative 300 euro tonën. Kompania tha që mund të bëj demontimin dhe t’i japë ministrisë financimin për 4-5 muajsh shteti demontoi 4500 tonë pa asnjë incident dhe fitoi rreth 2 mln dollarë. ekspertët bazuar në përçartjet e tyre thonë që po të ishte bërë në Poliçan shteti do të kishte fituar 12 mln dollarë, pastaj, 8.6 mln dollarë pastaj 5 mln dollarë. Dhe bënë ca vlerësime që janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë. Absurditeti qëndron në faktin që këta ekspertë të famshëm thonë që një mall tregu të ketë një vlerë më të vogël se një mall i skaduar. Për ekspertët duket sikur municionet demontoheshin me frymën e shenjtë. Ka nevojë për makineri punonjës energji ujë e shumë gjëra që janë kostot në procesin e demontimit dhe Poliçani nuk ka pasur linjë teknologjike për këtë çështje dhe i ka djegur me humbje. Këta ekspertë ekonomikë thonë që fitimi është më shumë se të ardhurat”, u shpreh Mediu në A2.

Disa ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi të pjesshëm për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Next Post
Thellohet kriza te Mançester Junajtid, pas largimit të Ferguson “Djajtë e Kuq” marrin tjetër vendim të çuditshëm

Thellohet kriza te Mançester Junajtid, pas largimit të Ferguson “Djajtë e Kuq” marrin tjetër vendim të çuditshëm

Comments 1

  1. Ρrushi says:
    2 years ago

    Të bën mirë të kthjellihesh por në një vend të sigurtë si biruca.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In