Nga Artur Ajazi
Edi Rama, po e bën realitet ambicjen e shqiptarëve. po e bën Shqipërinë anëtare të denjë të Bashkimit Europian. Atë që nuk e bëri Partia Demokratike dhe me demek “të djathtët”, e bëri Partia Socialiste, dhe kryesocialisti Edi Rama. Ishte një prej pikave kryesore të programit të Partisë Demokratike nga 1992, “Shqipëria si gjithë Europa”, por gjithçka devijoi, u shkatërrua dhe përfundoi atje ku ka përfunduar sot partia e vetme politike, e krijuar nga idealet e Dhjetorit’90, dhe jo nga Berisha, por nga studentët.
Marrja e pushtetit nga PD-ja në 1992, i tjetërsoi ëndërrat e studentëve, dhunoi ish-pronarët, kundërshtarët politikë i shpalli “hasmë”, i rrahu dhe gjakosi, dhe përfundoi si mos më keq. U harrua gjithçka ishte premtuar para shqiptarëve, pasi qeverisja e PD-së, i hyri vjedhjeve, bastisjeve, i hyri zhvatjes së pasurive publike dhe private. Ministrat dhe militantët e Berishës, u bënë “agallarë” dhe e trajtuan gjithçka kishte vendi, sikur ta kishin pronën e babait. Vendi u rrënua, shqiptarët u mashtruan, u vodhën, u vranë, u denigruan. Pushteti i PD-së, gjithmonë ka qenë dramatic për vendin dhe shqiptarët.
Ka sjellë kaosin, shkatërrimin total, denigrimin e administrates, arsimit, financave, bujqesisë, ekonomisë vendit. Integrimi, as që bëhej fjalë. Politika e jashtme ishte fole skandalesh dhe turpesh. Ardhja e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Rama në 2013, ishte bekim për vendin. Qeverisja e PS-së, ndryshoi mentalitetin, dhe sensin e drejtimit të institucioneve. Ndryshoi pamjen e qyteteve dhe akseve rrugore. Ndryshoi staturën e administratës lokale dhe qëndrore, por më kryesorja, “ndezi motorrët” pa ndalim, të procesit të integrimit.
Rama dhe BE-ja janë një dyshe e pandarë në fjalë dhe vepra. Me “kokëfortësinë” e shqiptarit, dhe delikatesën e intelektualit modern, Edi Rama e bëri Bashkimin Europian, ti thotë “welcome Albania”, dhe të arrijmë me dinjitet të çelet kapitulli i parë i negociatave.
Edi Rama dhe BE-ja, kanë qenë në “luftë” të vazhdueshme mes tyre, për të bindur njëri-tjetrin, mbi të vërtetat faktike që Shqipëria ka arritur, falë zbatimit të reformave rradikale, dhe për t’ju “imponuar” me logjikën e fakteve Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së, të caktonte datën 15 Tetor, si ditën fatlume për shqiptarët.
Tanimë rrugëtimi drejt BE-së nuk ndalet, ashtu siç nuk ndalet zbatimi i detyrimeve që vendi ynë dhe qeverisja e Edi Ramës, ka për të plotësuar brënda kësaj dekade procesin, që deri në 2030 anëtarësimi të bëhet realitet.
Bravo Artur. Me pak rreshta i ke thënë të gjitha. Kjo është e vërteta. Urime për këtë mbështetje.