Përgjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”, Ardiani tregoi se ish-bashkëshortja e tij, Florenca që ishte e pranishme në studio në seancën e 22 shtatorit të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, e ka tradhtuar. Ai tha se kjo ndodhi para divorcit të tyre, një ditë të diele kur Florenca kishte ndenjur në shtëpi ndërsa ai kishte shkuar për të punuar.
Kur ishte kthyer, Florenca nuk ndodhej aty ndërsa prindërit e Ardianit mendonin se ishte me të. Ai e kishte telefonuar, fillimisht përgjigjja e saj ishte se ndodhej në Prrenjas me mamanë, por nuk e gjeti atje. Në telefonatën tjetër, i kishte thënë se ndodhej në Qukës, i kishte mbyllur telefonin dhe ishte kthyer në shtëpi në 6 të darkës.
Në versionin e Florencës, ngjarja ka ndodhur ndryshe sepse ajo thotë se e ka çuar Ardiani në Prrenjas. Ajo është kthyer në orën 2 të drekës në shtëpi dhe janë grindur për vonesën.
Florenca: Atë ditë që jam larguar…
Eni Çobani: Jo, s’ka qenë dita që je larguar se ti je kthyer prapë atë natë kështu që mos i ngatërro gjërat.
Florenca: Ajo ditë ka qenë, një ditë para e di unë!
Eni Çobani: Ku ka lindur nevoja për ta lindur bashkëshortin se ku je?
Florenca: Unë nuk e kam gënjyer atë.
Eni Çobani: Çfarë i ke thënë? Nuk i ke thënë jam në Prrenjas me mamanë dhe nuk të ka gjetur se Prrenjasi tani më vjen keq, por një rrugë ka! Si është kjo histori?
Florenca: Ka qenë kështu, unë kam dalë në mëngjes, i kam vënë në dijeni edhe prindërit e Ardianit sepse jetonim bashkë, i kam thënë do ta mbani djalin se djali nuk më vinte në Prrenjas sepse unë do të dal do të takoj mamin!
Ardian: Gënjen!
Eni Çobani: Jo, ti ke thënë që do të shkoj me Ardianin, do të dal me Ardianin.
Ardian: Dhe ata i kanë besuar.
Florenca: Po Ardiani më ka çuar me makinën e tij në Prrenjas.
Ardian: Unë të kam çuar ty?! Mos! Çfarë po thotë kjo prapë?
Florenca: Ti më ke çuar, pastaj më ke bërtitur pse u vonove!
Ardian: Si moj të kam çuar, ti më ke ardhur në 6 të darkës! Unë të kam çuar ty?
Florenca: Jo në 6 të darkës, mos gënje tani në 6 të darkës, në orën 2 kam ardhur e më ke thënë pse u vonove kaq shumë!
/a.r