Zvicra e Granit Xhakës nesër do të luajë kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve. Shqiptarët, e Shqipërisë dhe Kosovës, e kanë mendjen te mënyra se si do të trajtohet mesfushori shqiptar gjatë lojës.
Sipas informacioneve të fundit, serbët ndryshuan stadiumin ku do të zhvillojnë këtë përballje, për arsye se nuk garantonin dot sigurinë nga tifozët e tyre të pakontrollueshëm.
Trajneri i Serbisë, Stojkoviç, ndërkohë, ka folur me lëvdata për shqiptarët.
“Sipas meje, Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të mirë në Europë. Shaqiri është lojtar i madh gjithashtu, por tani është në fundin e karrierës. Besoj se ndeshja jonë me zviceranët do të jetë e ndershme. Jam më i shqetësuar për Xhakën, sepse është lojtar i madh”, ka deklaruar tekniku Stojkoviç.