Arianna Huffington themeluese dhe shefe editoriale e HuffPosts është duke ndërmarrë një tur të pazakontë të librit mbi gjumi në kampuset e universiteteve të SHBA për të folur mbi atë që studentët janë duke bërë në dhomat e tyre, veçanërisht për gjumin.
Meqë Huffington promovon librin e saj “Sleep Revolution” (Revolucioni i gjumit) ajo do i bashkohet turit “Revolucioni i gjumit” në universitete.
Turi do të zhvillohet në 16 universitet përgjatë prillit deri në 13 Maj, kohë kur studentët janë në prag të provimeve të tyre finale, kur gjumi është shqetësimi i fundit i tyre.
Turi i Huffington është përqendruar në universitet pasi shumë studentë mendojnë se duhet të sakrifikojnë gjumin për një jetë të shkëlqyer akademike dhe sociale.
“Kështu kolegjet në mënyra të ndryshme kanë filluar të shndërrohen në ‘dhoma’ me pasoja shkatërruese për shëndetin mendor dhe fizik të studentëve” – ka thënë Huffington
“Ata mendojnë se të rrish pa gjumë apo të presësh orët e gjumit, i nderon ata” – shton ajo.
Dhe në fakt Huffington nuk e ka gabim. Shumë studentë e kanë pranuar këtë të vërtetë. Në disa universitete studentët bëjnë garë kush bën më pak orë gjumi.
“Në shkollën time kjo mund të duket si garë për të parë se kush qëndron më gjatë zgjuar për të mësuar dhe ta gdhijmë gjithë natën, duket si një provë që ne jemi studentët e vërtetë të universitetit të Chikagos.” – pranoi Jane Jun, studente në Universitetin e Çikagos në një postim në blog.
“Po ndodh kaq shumë në kolegje ku si jeta akademike ashtu edhe sociale, ku gjumi dhe pushimi, janë shumë poshtë në listën e studentëve,” – tregon Jackuline Baltz nga Universiteti Kalifornisë Jugore.
Akoma në realitet studentët që rrinë gjatë zgjuar janë duke ndjekur rrugën e gabuar të suksesit.
Kërkime nga Akademia Amerikane e mjekësisë së gjumit ka treguar, për shembull: “Gjumi i varfër është tregues i fortë i problemeve akademike.”
Ndërsa kërkime nga universiteti i Kalifornisë Jugore kanë treguar se personat që flenë më pak se 5 orë gjumë janë të prirur për keqinformim të memories së tyre duke mbajtur mend gabim përgjigjet e provimeve.
Ndalesa e parë e Huffington do jetë e premtja në Universitetin Denver, e pastaj me radhë, deri te ai i San Franciskos.
Gjatë këtyre ndalesave HuffPosts është duke mirëpritur një “marrëveshje gjumi” për t’i mësuar studentët për ndryshimet që mund të bëjnë në jetën e tyre për të ndryshuar zakonet e tyre të gjumit.
Huffposts do i bashkojë forcat edhe me Uber, për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë për rreziqet që sjell vdekja për gjumë dhe lufta kundër tij./dritare.net/