Jose Mourinho nuk ka kontratë me Manchester Unitedin e asnjë skuadër tjetër.
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka insistuar edhe një herë tjetër se nuk ka nënshkruar kontratë me Manchester Unitedin dhe me asnjë skuadër tjetër.
Ai tha se është në një periudhë kur nuk mund të refuzojë, por vetëm të analizojë ofertat që vijnë në drejtimi të tij, përfshirë këtu edhe ato të kombëtareve.
“Van Gaal është mik i imi dhe kemi punuar bashkë për disa vite. Jam i lidhur me punë të ndryshme dhe në verë do të kem një punë të re, por në këtë moment ju premtoj se nuk kam nënshkruar asnjë kontratë me asnjë skuadër”, tha Mourinho për Sky Sports.
“Nuk jam në pozitë që të refuzojë oferta, por vetëm t’i analizojë ato. Jam i hapur për çdo skuadër dhe kombëtare”.
“Do të preferoja të jem në Angli. E dua vendin, futbollin këtu dhe familja ime është e lumtur dhe stabile. Nëse do të jetë e mundur, zgjedhja ime do të ishte Premierliga”, tha në fund portugezi.
Kujtojmë se Mourinho po ashtu po kërkohet edhe nga ish skuadra e tij Real Madrid, që mund të largojë Zinedine Zidane nëse ky nuk arrin që të kualifikojë skuadrën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Express”.