Pas rreth 30 minutash deputeti i PS Jurgis Çyrbja, ka dalë nga ambientet e SPAK.
Një ditë pasi la mandatin ai u paraqit në SPAK sot bashkë më avokaten, ku siç raportoi më herët Anila Hoxha, atij besohet se i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës kur ishte në krye të Hipotekës në Durrës.
Ai i tha gazetares Hoxha se mandatin e ka lënë për arsye shëndetësore, ndërsa i pyetur se për çfarë hetohet, ka thënë për një çështje në kohën kur drejtonte Hipotekën.
Gazetarja Anila Hoxha: Për çfarë ishit në SPAK?
Jurgis Çyrbja: Ishim për të dhënë sqarime për një çështje
Gazetarja Anila Hoxha: A ju komunikua akuza?
Jurgis Çyrbja: Për informacione pyesni në SPAK
Gazetarja Anila Hoxha: Për kohën kur ishit drejtues?
Jurgis Çyrbja: Për kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë
Gazetarja Anila Hoxha: Keni statusin e të akuzuarit?
Jurgis Çyrbja: Duhet të flisni me SPAK
Gazetarja Anila Hoxha: Po mandatin pse e dorëzuat?
Jurgis Çyrbja: Ashtu e kam një gjendje shëndetësore që duhet të kurohem