• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ata, si këta, e vrasin prokurorin

by Frrok Çupi
11/10/2024 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

-Akoma nuk i keni vrarë prokurorët?, më pyeten në miting.

-Si…, cfarë thua?… U bllokova.

-Po gjyqtarët pse nuk i vrisni?

-Pse nuk i lironi të burgosurit?

….

Biseda e mbajtur para 33 vjet nuk më është zbehur asnjë ditë. Por kur dëgjoja para një jave, të njëjtin gjyq në një emision televiziv, prapë m’u bënë mornica.

Prokurori para gazetarit:

Gazetari: Në vitet 80 keni qenë hetues procesesh politike? Një grua pretendon se është keqtrajtuar nga ju, pra është rrahur.

Prokurori: Ke bërë edhe një emision më parë për këtë.

Gazetari: A keni bërë proces politik?

Prokurori: Zero.

Gazetari: Çfarë çështje keni bërë atëherë?

Prokurori shpjegon gjatë.

Gazetari: Keni ushtruar ju dhunë ndaj personave?

Prokurori: Zero.

Prita që në studio të hynte skuadra e policisë me prangat gati dhe gazetari të urdhëronte “Merreni armikun!”. Sepse është krejt njësoj, si atëherë kur të burgosurit politik ishin armiq për sistemin, si edhe sot kur ata që ishin ‘ armiq’ sot kanë shpallur ‘armiq’ ata që nuk ishin. Klasat e përmbysura dhe kapja pas tyre mbetet rrënja me e keqe që zë rrjedhën e lumit të ecjes përpara të shoqërisë.

Meqë them ‘klasat e përmbysura’, si plaka Nurihan… Tani janë këta që janë, atëherë ishin ata që ishin. Kur më bënë gjyqin ‘pse nuk i pushkatoni prokurorët’, atëherë isha mes klasës së përmbysur.

Isha në New Jersey, në takim me ‘lobin’ shqiptar, ose emigracionin politik të arratisur ngjatë komunizmit; qershor 1991. Në emër të Partisë Demokratike. Gjyqi bëhej për të burgosurit ‘politik’.

-Pse nuk i pushkatoni prokurorët e gjyqtarët?

-Gjyqtari nuk ka faj, ka para një ligj… Po ndryshojmë ligjin, u them.

-Kush e ka bërë ligjin?

-Kuvendi Popullor, deputetët e Kuvendit

-Pse nuk i pushkatoni deputetët?

-Deputetët janë përfaqësues, nuk bëjnë me kokën e tyre, udhëheq Partia.

-Anëtarët e Partisë pse nuk i pushkatoni?

Gjyqi i asaj pasditeje me të arratisurit politik më ka tronditur jetën.

Më vjen ndërmend: A t’u premtoja se “Po, menjëherë do t’i pushkatojmë të gjithë”? As për tallje nuk mund ta bëja, madje as sa për të rënë rehat e ‘ ik tutje’.

Atëherë, pse prokurori i ‘viteve 80’ nuk iu përgjigj gazetarit kështu:

“Po, kam qenë hetues i çështjeve politike” (Edhe pse nuk ka qenë, në fakt). Vetë gazetari, me sa dihet, është produkt i çështjeve politike, por i krahut atëherë ‘të humbur’. Atëherë nuk ndodnhi ndonjë ‘ politikë’. Thjesht çështje kandari, atëherë 1 kg. për palën e hetuesit, tani kilogrami ka kaluar nga pala e gazetarit. U përplasën, i humburi humbi, i fituari fitoi.

Çfarë do të thotë ‘hetues politik”? Asgjë. Absurd. Nuk ekziston. Po agronom politik, çfarë do të thotë?

Po të kthesh kohën e humbur e ta vendosësh ndër këmbë si dele dhe ta gjykosh sot? Kjo do të quhej ‘shpikja më e pamundur’, në këtë botë.

“Politikët’ e atëhershëm na janë kthyer në ‘heronj komunistë’ të kohës. Shoqëria ka frikë nga këta të tanishmit, njësoj si ndaj atyre. Këta të gjykojnë pa gjykatë.

Prokurorët e SPAK sot po kërcënohen ‘ për ekzekutim e zhdukje’. Kërcënuesit janë të akuzuarit e mëdhenj për krime. Kam dëgjuar që edhe në ekrane të thërrasin “pse nuk i vrasin prokurorët?”. Kjo është pala e tretë, as ata që u arratisën ose u internuan, as ata që bënë ‘ çështje politike’. Por të pasuruar dhe kërcënues.

Shënim:

Prokurori ishte Fatmir Xhafa, deputet. Gazetari, Blend Fevziu i Klan.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

7 fushëbetejat ku do të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In