Teologu Ermir Gjinishi dhe historian Roald Hysa debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për praninë e presidentit turk Erdogan dhe rolit të Turqisë në drejtimin e xhamisë së Namazgjasë. Gjinishi u shpreh se është e dyta herë që Erdogan bën mitingje të turpshme me xhamitë, ndërsa Hysa u shpreh se shqiptarët kanë drejtuar Perandorinë Osmane 600 vjet.
Pjesë nga debati
Ermir Gjinishi: Është e dyta herë që Erdogani vjen në Shqipëri. Vizitën e parafundit vizitoi xhaminë e Et’hem Beut me kusht që Komuniteti Mysliman të mos jetë. Solli shqiptarëe dhe joshqiptarë dhe bëri miting të turpshëm atëherë, që përsëritet sërish sot.
Roald Hysa: Nuk flitet kështu.
Ermir Gjinishi: Është komplet miting i turpshëm. Nuk mund të shoqërohet vizita e një presienti, ai mund të vizitojë kisha dhe xhami, por gjatë kohës që ai futet në xhami dhe jashtë ke 500 njerëz që valëvisin flamurin turk, unë nuk e kuptoj këtë pjesë. Ti si e kupton këtë pjesë?
Roald Hysa: Unë e kuptoj këtë pjesë. Ne 600 vjet ne kemi drejtuar Perandorinë Osmane.
Ermir Gjinishi: Ne kemi patur tre papë, por nuk i themi Vatikanit hajde në Shqipëri.
/a.r