Policia e Sarandës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili akuzohet se është autori i një plagosjeje me thikë të ndodhur në qytet një natë më parë.
Sipas autoriteteve, shtetasi M.B., banues në Sarandë, më datë 08.10.2024, pas mesnate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin.
Të dy të plagosurit jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.