“Irani, një sponsor kryesor i terrorizmit global, duhet të ndalet para se të jetë tepër vonë”. Kështu shkruan në një postim në X, llogaria zyrtare e Shtetit të Izraelit, duke shtuar: “Më 1 tetor, regjimi iranian lëshoi rreth 200 raketa balistike kundër Izraelit. Ky sulm nuk ishte thjesht një sulm ndaj Izraelit; paraqet një kërcënim të rëndësishëm për stabilitetin global”.
Izraeli po përgatit një përgjigje të rëndësishme ushtarake ndaj sulmit të Iranit dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë informuar për atë që Izraeli po planifikon. Kjo raportohet nga Ëashington Post në një artikull kushtuar vizitës së anuluar të minutës së fundit të ministrit izraelit të mbrojtjes në Pentagon.
Sipas burimeve, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka informuar Gallantin se mund të largohet vetëm me dy kushte, përkatësisht kur të ketë ndodhur një bisedë telefonike mes Joe Biden dhe Netanjahut dhe pas miratimit të përgjigjes ushtarake ndaj sulmit të Iranit.
Një telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pritet sot për të diskutuar mbi planet e Izraelit për të goditur Iranin.
Kjo raportohet nga mediat amerikane, duke cituar si burim tre zyrtarë amerikanë dhe duke saktësuar se kjo është biseda e parë mes të dyve pas dy muajsh tensioni në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.
/a.r