• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesori ngre alarmin: AKU Tiranë që kontrollon ushqimin e 1 milion shqiptarëve ka vetëm 1 agronom

by A R
09/10/2024 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gjok Vuksani, ngriti në “Dita Jonë” alarmin për mungesën e profesionistëve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Ai tha se sot ka një uri të jashtëzakonshme për të rinj të profilizuar në veterinari dhe hortikulturë në bujqësinë shqiptare, por numri i studentëve që po përzgjedhin për të studiuar degë të tilla është shumë i ulët.

Vuksani e ilustroi problemin me disa shembuj, duke nënvizuar po ashtu se vendin e punës së studentëve që dalin nga UBT në agjenci si AKU, etj… e kanë zënë juristë apo teknikë që nuk mund të japin zgjidhje për probleme të sektorit të bujqësisë apo blegtorisë.

“Ne nuk është se kemi prodhim dhe nuk është cilësor. Ne po themi që kemi një uri të jashtëzakonshme të Bujqësisë shqiptare për hortikulturistë dhe veterinerë. Po ju jap një shembull: Në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për Tiranën që kontrollon ushqimin e gati 1 milionë shqiptarëve në Tiranë, në sektorin e mbrojtjes së bimëve dhe imputeve bujqësore, që duhet të jenë të gjithë agronomë, ka vetëm një agronom. Problemi është i tillë, sipas një studimi të 2022 te Agjencia e Pagesave të Industrisë së Bujqësisë që jep subvencionet, 64% e stafit të kësaj agjencie janë jashtë profilit. Thënë ndryshe ata i kanë zënë vendin e punës një studenti që ka mbarur tek unë apo te Ekonomiku në Tiranë. Në qoftë se je kontrollor për blegtorinë, duhet të jesh ose veteriner, ose zooteknik dhe duhet të kesh mbaruar bachelor-in dhe masterin. Vetëm ai është i zoti, ka aftësi që të përshkruajë me një akt kontrolli investimin. Por në vendin e tij mund të jetë një jurist, apo një teknolog që nuk ka aftësi profesionale për të bërë këtë punë. Ky është problemi kryesor, që ta kapim demin nga brirët”, tha Vuksani në “Dita Jonë”, në A2 CNN.

Profesori evidentoi edhe problemin e nepotizmit në punësimin e të rinjve, duke thënë se ata fillimisht duhet t’i shërbejnë një partie politike përpara se të jenë specialistë të denjë të një fushe të caktuar.

“Nuk ka meritokraci në vendin e punës. Një student që mbaron shkollën është më pak i prirur për t’u marrë në punë nëse nuk ka lidhje me një parti politike. Sidomos me partitë politike që janë në pushtet. Një student një specialist përveçse duhet të jetë specialist duhet t’i shërbejë edhe partisë politike, duhet të marrë vota që të punojë”, tha Vuksani.

/a.r

Next Post
Nëna dhe foshnja ndërruan jetë tragjikisht, zbulohet shkaku i ngjarjes në Tiranë

Nëna dhe foshnja ndërruan jetë tragjikisht, zbulohet shkaku i ngjarjes në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

September 24, 2026
UEFA Nation League, caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, drejtësinë do e vendosë një…

UEFA Nation League, caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, drejtësinë do e vendosë një…

September 24, 2026
Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

September 24, 2026
LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

September 24, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

September 24, 2026
“Dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar”, Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

A duhej kursyer për hir të SHISH ‘spektakli’ me Vlora Hysenin?!

September 24, 2026
Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

September 24, 2026
VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi/ Tensionet në seancë, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës!

September 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 25 Shtator 2026

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com