• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbivlerësimi i protestave partiake

by Ervis Iljazaj
09/10/2024 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Në historinë politike të tranzicionit shqiptar është ngritur një mit rreth protestave politike si një mjet për të goditur qeverinë, për ta dobësuar apo për ta rrëzuar atë. Faktet tregojnë se protestat politike nuk janë efikase në këtë drejtim. Asnjëra prej tyre deri më sot nuk ka krijuar ndonjë moment politik domethënës për të dobësuar apo për të detyruar, që një kryeministër të largohet. Vetëm protestat qytetare mund ta bëjnë këtë. Mirëpo siç do gjë tjetër në realitetin tonë, edhe këtë instrument kaq të rëndësishëm për demokracinë e ka monopolizuar politika.

Ndryshe nga se mendohet rëndomtë, protestat janë rruga më e lehtë dhe jo më e vështira për të pasur sukses politik. Në vitet e fundit opozita shqiptare e ka ndjekur këtë rrugë dhe nuk ka arritur asgjë. Ka zhvilluar protesta për ditë më radhë, ka bojkotuar parlamentin, ka bojkotuar zgjedhjet lokale. Ndoshta ka qenë opozita më radikale që ka pasur ndonjëherë Shqipëria gjatë tranzicionit të saj. E megjithatë, rruga radikale e saj e la jashtë çdo pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushtete që ju dhuruan qeverisë, e cila sot i përdor për të konsoliduar kontrollin e saj në të gjitha degët e jetës publike dhe kundër vetë opozitës.

E njëjta gjë po ndodh edhe sot. PD po ndjek rrugën e protestave me idenë se kështu do të fitojë më shumë kredite apo besueshmëri në sytë e opinionit publik. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Protestat e saj tregojnë qartë pa aftësinë apo pamundësinë që opozita të reformohet në të gjitha drejtimet. Ajo çka vërtetë mund të sjellë besimin e qytetarëve te opozita nuk janë protestat, por reformat e thella që duhet të zhvillojë brenda saj.

Me reformë të thellë nënkuptohet ndryshimi i lidershipit, që pa dyshim sot gjendet në krizë. Pas dy viteve të rikthimit të Sali Berishës në krye të punëve të opozitës, mund të thuhet se tashmë lidershipi i tij është në vështirësi. Asgjë nga ato që premtoi nuk është realizuar. Duket qartë se nën drejtimin e tij opozita e ka të vështirë, thuajse të pamundur për t’u bërë shumicë. Dhe këtë e kupton çdo njëri normal, me përjashtim të atyre që e ndjekin në mënyrë të verbër nga pas.

Jo vetëm Berisha, por të gjithë figurat më të rëndësishme në PD janë figura të konsumuara, të cilët nuk mund të krijojnë asnjë frymë apo vizion politik për të pasur sukses. Përkundrazi, sa më shumë dalin në publik, aq më shumë votues i largohen opozitës.

Me reformim të opozitës nënkuptohet reformë strukturore. Në kohën e inteligjencës artificiale, strukturat organizative të opozitës sot ngjajnë të vjetruara dhe të paafta për t’u përshtatur me zhvillimet ekonomike dhe shoqërore të ditëve të sotme.

Gjithashtu, diskursi i saj, i ngjan një diskursi arkaik e të dalë mode. Nëse për një moment do të dëgjonim se çfarë debatesh zhvillojnë opozitat në vendet europiane, se çfarë politikash propozojnë apo se çfarë betejash vendosin në qendër të opinionit publik, diskursi i opozitës shqiptare do të ngjante njësoj si ai i fillim viteve ’90, në Shqipëri.

Sigurisht, që ka të bëjë me një qeveri që kontrollon çdo pushtet dhe nuk është aspak e lehtë të sillesh normalisht me një qeveri të tillë. Megjithatë, aftësia për t’u dalluar nga pushteti duhet të jetë objektivi kryesor i saj. Në të kundërt, krijohet pesimizmi i mungesës së alternativës, ashtu sikurse fatkeqësisht është krijuar në kohët e fundit në Shqipëri.

Në këtë kuptim, rruga nga e cila duhet të kalojë opozita shqiptare është reformimi i thellë brenda saj. Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por është e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë pushtet dhe për t’i dhënë popullit opozitar dhe shqiptarëve një shpresë. Të cilët, zgjidhjen për të ndërruar këtë pushtet dhe sigurisht një gjë të tillë e kërkojnë tek opozita. Prandaj, në shumë debate publike, opozita dhe situata brenda saj është kthyer në qendër të opinionit publik. Jo sepse shumë zëra publik, ku përfshi dhe veten, kanë dëshirë të merren me opozitën dhe jo me qeverinë, por sepse e shohin zgjidhjen tek ajo.

Madje, e pretendojnë këtë zgjidhje. Në fund të fundit, kjo është detyra e saj. Pa një opozitë të reformuar, me lidership dhe vizion të ri, jeta politike e Ramës dhe e kësaj qeverie do të vazhdojë të jetë barrë edhe për shumë kohë për shqiptarët.

Next Post
Konservatori Gjuzi: Baca Berisha e mbajti grushtin, nuk u rrëzua në tokë kur e goditën. Rama vetëm nga ai ka frikë

Impotenca te shqiptarët, rishfaqet Kujtim Gjuzi: Në krevat jemi njëshat në botë, ja ç’më thanë në Greqi

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Ka njerez lidershipi i sotem i PD po kush i len ne krye. Luciano Boci nje njeri me aftesi te larta intelektuale i oa oerlyer ne vorbullen e se kaluates , redoekton institucionet dhe kundershtaret , por mundet Berisha ta lejoj ne krye te PD ? Mendoj se jo . PD eshte trasgegimi familjare dhe krshinore

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com