Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi janë kapur në një shtëpi bari në Dundee të Skocisë.
Sipas medieve të huaja, në tetë janar të këtij viti, efektivët e policisë ekzekutuan urdhra kontrolli në Rrugën Lorne dhe Rrugën Ash, ku u gjetën rreth 3000 bimë kanabis.
Ndërkohë këtë të martë, 1 tetor, janë kapur dy shqiptarët që kultivonin këto bimë kanabisi. Dy të arrestuarit janë identifikuar si Indrit Saraçi 27 vjeç dhe dhe Adiol Hila 37 vjeç.
27-vjeçari u dënua me tre vjet e nëntë muaj, ndërsa 37-vjeçari u burgos me tre vjet e katër muaj.
Policia tha se po punohet për të bërë të mundur kapjen dhe venien para përgjegjësisë të personave të tjerë që merren me kultivimin e kanabisit.