Tensioni dhe dhuna e opozitës në Kuvend, ka sjellë edhe debate mes të ftuarve mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Gazetarja Esiona Konomi dhe deputeti Xhelal Mziu debatuan sa i përket aksionit opozitar dhe se a mund të votojnë shqiptarët një forcë politike që reklamon dhunë.
Pyetjes së përse shqiptarët duhet të votojnë PD? Mziu tha se opozita ka një platformë që do ju prishë mendjen qyetarëve, dhe kanë për ta votuar edhe socialistët, jo vetëm demokratët.
Pjesë nga biseda:
Konomi: Çfarë fituat ju nga flakadanët në Kuvend?
Mziu: Nëse nuk do të ndodhte kjo me Gjykatën Kushtetuese ndoshta nuk do të reagonim. Nëse nuk do ndodhte kjo me Salianjin ne nuk do të reagonim. Po them që ne nuk do e bojkotojmë parlamentin, por do punojmë dhe në terren. Kjo që ndodhi me dpeutetët e opozitës nuk ka ndodhur në asnjë vend. Pse duhet të votojn PD? Për atë që ka bërë në 8 vite në pushtet. Absolutisht që ne kemi një paltformë, jo si Edi Rama që nuk premtoi asgjë në 2021. Unë jam i bindur që do i prishim mendjen jo vetëm demorkatëve por edhe socialistëve. Do të ketë taska më të vogla për qytetarët. A e dini ju që oligarkët sot po marrin mijëra euro për 1 euro.
Konomi: E ka shpikur Berisha.
/a.r