Analisti Dritan Hila, ka komentuar tensionet dhe kaosin e një ditë më parë në Kuvend, ku deputetët e PD dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.
“Nuk mendoj se fiton pikë me këtë, por humbet shumë,” tha Hila i ftuar në studion e “Open”, duke komentuar veprimin e Gazment Bardhit, i cili goditi drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali me një pjesë karrigeje.
Ai e quajti këtë veprim “shumë të rëndë” dhe nënvizoi se sjellja e tillë dënon autorin më shumë se sa e ndihmon politikisht.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë nuk kanë më durim për “trazira”, por kërkojnë ide dhe programe konkrete.