Pep Guardiola duket të jetë tejet i lumtur me fitoren e Wolfsburgut ndaj Real Madridit
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, do të ishte tejet i lumtur nëse Wolfsburgu eliminon 10 herë kampionët e Evropës, pasi në këtë rast do të eliminon një ndër ekipet favorite.
Trajneri katalunas tha se në futboll nuk ka asgjë të lehtë dhe se si Reali mund ta pësojnë edhe Barcelona e Bayerni.
“Padyshim, ekipi më i mirë në çerekfinale ka qenë Wolfsburgu, që fillimisht eliminoi Manchester Unitedin në fazën e grupeve”, deklaroi Guardiola.
“Unë jam shumë i lumtur për triumfin e tyre. Në futboll nuk ka asgjë të lehtë për askënd, as për Madridin, as për Barcelonën e as për Bayernin”, shtoi tekniku katalunas citohet Express.