Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi është tejet aktive në rrjetet sociale, me fotosesione dhe projekte të ndryshme. Por sa i përket jetës private bukuroshja ka qëndruar në heshtje.
Së fundmi Oriola Marashi duket se ka rigjetur sërish dashurinë, pas ndarjes nga Eros Grezda.
Modelja seksi ka publikuar një foto në InstaStory, duke pozuar në ashensor dhe krah saj shfaqet një mashkull “misterioz”.
Oriola Marashi është kujdesur të mos i zbulojë identitetin djalit në foro, duke e shfaqur me kurriz në imazhin e publikuar.
Por një detaj tjetër që vihet re është se kanë zgjedhur të vishen matchy matchy, ku modelja shfaqet me një fustan të zi, ndërsa mashkulli në krah të saj po ashtu me këmishë dhe pantallona të zeza.
Kujtojmë se lidhja e fundit publike e modeles ishte me futbollistin Eros Grezda. Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar me njëri-tjetrin.