Informacioni mbi vendndodhjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah , që çoi në “neutralizimin” e tij të premten pasdite, dyshohet se iu dha Izraelit nga një spiun iranian. Kështu ka raportuar këtë të dielë gazeta franceze Le Parisien, duke cituar një burim libanez dhe kaq ka mjaftuar për “ti fryrë zjarrit” në Lindjen e Mesme.
Nasrallah u vra gjatë një sulmi masiv izraelit që synonte selinë komanduese të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas medias franceze “spiuni iranian” , identiteti i të cilit nuk u zbulua, ishte ai që informoi IDF për mbërritjen e Nasrallah në seli, përpara se ai të vihej në shënjestër dhe të fillonte ekzekutimi i planit “Rendi i Ri” nga forcat ajrore.
Raporti thotë se Nasrallah mbërriti në periferitë jugore të Bejrutit me të njëjtën makinë të përdorur nga zëvendëskomandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, i cili u vra në të njëjtin sulm
Gazeta franceze konfirmoi gjithashtu se në takimin ku morën pjesë Nasrallah dhe Nilforoushan ndodheshin edhe 12 zyrtarë të lartë të Hezbollahut, duke shtuar se Izraeli po priste fillimin e takimit të liderit të Hezbollahut me komandantët e organizatës për të kryer goditjen finale.
Ndërkohë, pamjet tragjike nga lagjja që u shkatërrua të premten në Bejrut u transmetuan përmes një postimi në Tëitter nga një korrespondent i medias belge VTM News .
Robin Ramaekers raporton se mbi 100 persona mund të kenë mbetur ende nën rrënojat e atij që duket si një kantier vullkani. Në zonë nuk ka ekipe shpëtimti, ndërsa ndjenja e përgjithshme është se “Irani na ka braktisur”.
/a.r