• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat, një “rreshtore” e re për PD

by Mero Baze
30/09/2024 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk ka ndonjë lajm të ri nga PD. “Vendimet” për protesta janë tradita më e lashtë e asaj partie, dhe kërcënimi për përmbysje po aq i lashtë.

E reja këtë radhë, ka të bëjë me momentin kur nisin dhe arsyen jo publike pse nisin.

Momenti kur nisin formalisht përkon me ekzekutimin e vendimit për arrestimin e Salianjit pas katër vitesh, por realisht ka të bëjë me pritshmërinë për arrestime të Berishës dhe familjarëve të tij për korrupsion. Dhe para se të shkojë në burg, atij i duhet një trazirë që të justifikojë burgun jo si hajdut por si rebel.

Madje për ta sfumuar Salianjin dhe burgosjen e tij, ai po përpiqet të flasë për një gjë të madhe përtej Salianjit që në fakt është halli i tij.

Puna është se nuk ka fuqi të përmbysë asgjë veç gotës së ujit në tavolinë dhe do dalë nga shtëpia drejt gjykatës si hajdut, dhe jo si “destabilizues” siç ëndërron prej vitesh.

Pafuqia është një makth i fortë, dhe Sali Berisha është njeriu që e përjeton atë prej dekadash më shumë se kushdo tjetër. Ai e di mirë se kur ke fuqi të përmbysësh diçka, s’ka nevojë të ulërasësh, s’ka nevojë të kërcënosh, s’ka nevojë të ngresh tonet, por thjesht të veprosh. Kur s’ke fuqi të veprosh, pastaj të ngelet vetëm goja si mjet lufte. Dhe ai është fiks në këtë gjendje, ku të vetmen armë, ka të bërtasë përmbysje djegie, shkatërrim, paralizim përbetime “o sot o kurrë!”, etj. pasthirrma dëshpëruese.

Dhe kjo fjalia “o sot o kurrë” për dreq është dhe me afat kohor, por ka një vit resht që shqiptohet, duke e kthyer ditën në vit, e pastaj vitet në dekada.

Nga ana tjetër, ky është momenti kur Shqipëria pas dy javësh kompleton ciklin përfundimtar të fazave të anëtarësimit në Bashkim Evropian pasi çelen negociatat për anëtarësim, duke u ndarë nga Maqedonia. Dhe dëshira e Berishës për t’i prishur çdo festë njerëzve në këtë vend është kthyer në zakon.

Kurse qëllimi nuk ka të bëjë fare me atë që thotë. Ato e di që nuk i shikon dot as në ëndërr përmbysjen e qeverise me protesta.

Qëllimi kryesor i përpjekjes për protesta është të vërë në rresht PD pas tij. Gjithë ata që presin të bëhen deputetë, duhet ti identifikojë me veten. Me pak fjalë, të zhdukë atë bashkëjetesën në diversitet, duke konsoliduar modelin e deputetit që demokratët ta shikojnë në ballë të betejës për të luftuar për Sali Berishën.

Kështu i vë të gjithë në rresht, dhe i poshtëron për çfarë i kanë bërë këto vite herë duke i pasur kundër herë duke u rrahur me ta tek SHQUP, e herë duke ju bashkuar në diversitet.

Tani kanë vetëm një opsion, rreshtin dhe rreshtoren sa herë të bëjë thirrje për të dalë në rrugë. Kështu me një gur vret disa zogj brenda rreshtit. Përveç Edi Ramës që e ka përballë.

Next Post
Incidenti në aeroport me Kadri Hazbiun, Feliks Baçi tregon si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit

Incidenti në aeroport me Kadri Hazbiun, Feliks Baçi tregon si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In