Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar vendimin e Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji dhe protestën opozitare në mbrojtje të deputetit.
Shehi është distancuar nga aksioni opozitar në mbështetje të Salianjit, duke u shprehur se opozita duhet të ngrihet në këmbë për çështje më të mëdha, sikurse janë korrupsioni qeveritar, krimi i organizuar, pensionet, pagat, etj,.
“Që drejtësia jonë nuk është perfekte këtë punë e dimë të gjithë. Por që ne i kemi dalë për zot drejtësisë së re, shohim element të rinovueshëm, dhe do e mbështesim. Ky vendim a është i drejtë, unë s’jam gjykatës e prokuror. Ne mbrojmë drejtësinë, për dreq këto gjykatës paskan qenë për vulën e po këto qenkën edhe për këtë çështje.
Them që kjo temë ka 500 vetë, ai zotëri ka qenë 5 vite me radhë dhe ka pasur mundësi të mbrojë veten. Opozita duhet të ngrihet në këmbë, dhe të ngrejë popullin në këmbë për rinisë që po ikën, pensionet mizerie, çështjet tona kombëtare, për shtetin që po bie. Se shteti nuk po bie se po fut Salianjin në burg, por para dy javësh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani do presim Venecian. Atë ditë opozita duhej të thoshte, po rrëzohet shtetit. Shteti nuk po rrëzohet se po arrestohet Salianji. Ne jemi gati për protestë, për demonstrate për hallet e mëdha që ka vendi, krimi I organizuar, korrupsioni qeveritar, fukarallëku i pensionistëve, rrogat e vogla. Për të mbrojtur të drejtat e liritë tonë po”, u shpreh Shehi.
Ky i fundit theksoi se aksionet opozitare duhet të shtrihen më gjerë se sa mbrojtja e një deputeti. Kjo gjë, sipas tij, e bën opozitën qesharake dhe zhvlerëson rolin e saj te publiku.
“Se do na bëjë qesharake situatën opozitare pastaj. Se na u dënu një koleg për një vit, kjo do e lodhë shqiptarin, opozitarin, kauzat e mëdha.
Jemi për demonstratë sikurse kemi marrë pjesë për 30 e ca vite me radhë dhe do marrim, por deri te Berisha shkon kjo punë se është personazh historik me të mirat e të këqijat e veta, por për çdo deputet që mund të ketë bërë dhe ai zullumet e veta, i humbim seriozitetin opozitës”, theksoi ai.
/a.r