• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta për Salianjin, Shehi: Do na bëjë qesharakë! S’do lodhim shqiptarët se u dënua njëri me 1 vit burg

by A R
27/09/2024 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar vendimin e Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji dhe protestën opozitare në mbrojtje të deputetit.

Shehi është distancuar nga aksioni opozitar në mbështetje të Salianjit, duke u shprehur se opozita duhet të ngrihet në këmbë për çështje më të mëdha, sikurse janë korrupsioni qeveritar, krimi i organizuar, pensionet, pagat, etj,.

“Që drejtësia jonë nuk është perfekte këtë punë e dimë të gjithë. Por që ne i kemi dalë për zot drejtësisë së re, shohim element të rinovueshëm, dhe do e mbështesim. Ky vendim a është i drejtë, unë s’jam gjykatës e prokuror. Ne mbrojmë drejtësinë, për dreq këto gjykatës paskan qenë për vulën e po këto qenkën edhe për këtë çështje.

Them që kjo temë ka 500 vetë, ai zotëri ka qenë 5 vite me radhë dhe ka pasur mundësi të mbrojë veten. Opozita duhet të ngrihet në këmbë, dhe të ngrejë popullin në këmbë për rinisë që po ikën, pensionet mizerie, çështjet tona kombëtare, për shtetin që po bie. Se shteti nuk po bie se po fut Salianjin në burg, por para dy javësh me vendimin  e Gjykatës Kushtetuese. Tani do presim Venecian. Atë ditë opozita duhej të thoshte, po rrëzohet shtetit. Shteti nuk po rrëzohet se po arrestohet Salianji. Ne jemi gati  për protestë, për demonstrate për hallet e mëdha që ka vendi, krimi I organizuar, korrupsioni qeveritar, fukarallëku i pensionistëve, rrogat e vogla. Për të mbrojtur të drejtat e liritë tonë po”, u shpreh Shehi.

Ky i fundit theksoi se aksionet opozitare duhet të shtrihen më gjerë se sa mbrojtja e një deputeti. Kjo gjë, sipas tij, e bën opozitën qesharake dhe zhvlerëson rolin e saj te publiku.

“Se do na bëjë qesharake situatën opozitare pastaj. Se na u dënu një koleg për një vit, kjo do e lodhë shqiptarin, opozitarin, kauzat e mëdha.

Jemi për demonstratë sikurse kemi marrë pjesë për 30 e ca vite me radhë dhe do marrim, por deri te Berisha shkon kjo punë se është personazh historik me të mirat e të këqijat e veta, por për çdo deputet që mund të ketë bërë dhe ai zullumet e veta, i humbim seriozitetin opozitës”, theksoi ai.

/a.r

Next Post
FOTO / Turqia shpalos forcën, anijet luftarake parakalojnë në Bosfor

FOTO / Turqia shpalos forcën, anijet luftarake parakalojnë në Bosfor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com