52 vite pas shfaqjes së filmit “Kapedani”, ky film vjen i restauruar për të mbetur një deshmi e gjallë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.
Në studion e “Vizionit të Pasdites”, bashkëshortja e Albert Vërrisë i njohur ndryshe si “xha Sulo”, Jolanda Vërria tregoi emocionet e para kur mori vesh që filmi “Kapedani” do të restaurohet.
Jolanda Vërria gjithashtu tha se i sheh shumë shpesh të gjithë filmat ku ka luajtur Albert Vërria dhe theksoi se i mban mend të gjitha batutat.
“Mbesa kishte qejf baletin, ne qeshnim ndonjëherë se i thoshim ti në film nuk e lejoje. Por, mbesës i jepej dhe ndoqi baletin. Nuk më ndihmonte në punët e shtëpisë, por edhe nëse donte nuk do e lija se ai vinte 30 minuta sa të qetësohej dhe ikte prap në prova. I mbaj mend të gjitha batutat që ai ka luajtur. Kur mora vesh që do restaurohej filmi ishte kënaqësi dhe nder”, tha Jolanda Vërria.