Një protestë do të zhvillohet këtë të martë (24 shtator) përpara Komunitetit Musliman me sloganin “Jo në emrin tim’.
Protesta e cila do të organizohet nga disa shoqata islame dhe shoqëria civile, do të jetë për Palestinën, dënimin e takimit të nënkryetarit të Komunitetit Musliman me Presidentin e Izraelit, si dhe dënimin e propozimit për ngritjen e një shtetit islam bektashian Brenda Shqipërisë.
Disa nga shoqatat organizatore të protestës janë: Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve, Palestina e Lirë, si dhe Qendra për Kulturën Islame Evropiane.