Një djalë palestinez dhe familja e tij i nxorën nga rrënojat e një ndërtese të shembur të enjten e 12 shtatorit. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, ndërtesa u shemb pas një sulmi të Izraelit në kampin Nuseirat të Gazës.
Një ekip shpëtimi, i ndihmuar nga qytetarë punuan gjatë natës me duar dhe makineri për të hequr mbetjet dhe për të nxjerrë familjen nga gërmadhat.
Mohammed Hamduna dhe babai i tij u shpëtuan të gjallë, së bashku me motrën e tij e cila mbetet në gjendje kritike për jetën. Por, motra tjetër e Mohammed-it dhe nëna e tij u nxorën të pajeta nga rrënojat.
Kujtojmë se lufta mes Hamsit dhe Izraelit rinisi më 7 tetor, pas sulmit që mori jetën e 1 200 personave kurse 250 të tjerë u morën peng nga grupi militant, sipas të dhënave të Izraelit.
Kurse, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, përgjigja e Izraelit shkaktoi 41.118 viktima dhe 95.125 të plagosur.