Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, i cili u dënua për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij.
Fujimori qeverisi Perunë midis viteve 1990 dhe 2000 përpara se të detyrohej të largohej nga detyra mes akuzave për korrupsion.
Qëndrimi i tij i ashpër kundër një kryengritjeje guerile të krahut të majtë, kur ishte president, solli gjithashtu akuza për abuzime të të drejtave të njeriut.
Por mbështetësit e tij e lavdërojnë atë për mposhtjen e rebelëve në një kohë kur ata kishin të ngjarë të merrnin pushtetin.
Ai u largua nga vendi, por më pas u arrestua dhe u ekstradua, përpara se të dënohej dhe të burgosej.
Vajza e tij Keiko Fujimori postoi në rrjetet sociale duke thënë se ish-presidenti kishte ndërruar jete “pas një beteje të gjatë me kancerin”.
Mjeku i Fujimorit konfirmoi se ai kishte vdekur nga “kanceri i gjuhës”.Për mbështetësit e Fujimorit, ai ishte njeriu që shpëtoi Perunë nga një grup brutal rebel maoist, Sendero Luminoso (Rruga e Shkëlqyer), dhe që e ktheu ekonominë në rrugën e duhur pas rritjes së inflacionit.
/a.r