Avokati Spartak Ngjela komentoi sot lëvizjen e SPAK, që i komunikoi akuzën zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen që ishte nën hetim.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Ngjela tha se akuza ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikon 5 vite e lart burg, por shtoi se pozita e Berishës vështirësohet pasi është non grata nga SHBA për korrupsion.
Spartak Ngjela në “Shqipëria Live”: Berisha nuk i pyet avokatët, unë e njoh, un i thotë atyre.. mbrojtjen e tij e konsiderojnë juridike. Unë nuk kam parë mbrojtje juridike të tyre. Ata duhet të ndihmojnë të pandehurin, bëjnë dhe revolta popullore. Ku bëhet revoltë popullore para një gjykate. Nuk e pranon më kushtetua. E prezumon Shqipërinë vend diktatorial. Atëherë pse e ke votuar kushtetutën? Është vend demokratik, është në NATO. Ku bëhet revoltë kundër gjykatës zonjë?
Ku e ka diktaturën, ku të lë diktatura, nuk e dini ju çdo të thotë. Ku të lë diktatori të flasësh kështu, kjo është demokraci. Nuk është shtet i qeverisë ky, qeveria nesër mund të arrestohet e tëra. Gjykata është shteti, kjo është demokracia. Kush nuk e pranon le të ikë në vendin e vet. Blinken e ka thënë SPAK e drejtojmë ne. Ka vonesa se dosjet e SPAK i marrin ekspertët e huaj i lexojnë. Ne duam ti heqin Shqipërisë barrën e korrupsionit.
Saliu u kap në flagrancë, mori fund ajo. E ka një gjykatë që kontrollohet nga ndërkombëtarët. Deri tani prezumohet i pafajshëm ai. Kur të mbarojë gjyqin do jap unë mendimin tim. Nuk çaj kokë unë pse Saliu është kundërshtari im. Korrupsioni pasiv nuk e ka dënimin e ashpër, nga 5 e lartë. Mund ti japin punë, ose ta ulin. Gjithçka është të mbrojtja zonjë, është non grata në Amerikë ai sepse e rëndon çështjen.
/a.r