Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para ambienteve të SPAK, para se të kalonte pragun e saj.
Ai tha se hetimi ndaj tij, është politik dhe me urdhër të Edi Ramës.
Në fund të fjalimit, Berisha iu është përgjigjur dhe disa pyetjeve të gazetarëve.
“A është ky një presion që po i bëni SPAK-ut, duke mbledhur njerëz që protestojnë këtu”, u pyet Berisha nga gazetarja Klodiana Lala.
“Cilën drejtësi, se ju jeni dhe gazetare e Qeverisë?
Kjo është drejtësia private e Edi Ramës, që ka mbyllur çdo dosje kundër mazhorancës”, u përgjigj Berisha.